33.5 C
Tirana
E premte, 19 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Shkrirja e akullnajave në Everest po nxjerr trupat e alpinistëve të vdekur

spot_img

Operatorët e ekspeditave malore kanë shprehur shqetësime lidhur me numrin e trupave të vdekur të alpinistëve që po ekspozohen në malin Everest, pas shkrirjes së akullnajave.

Rreth 300 alpinistë kanë vdekur në këtë majë mali që nga përpjekja e parë e ngjitjes dhe dy të tretat e trupave mendohet të kenë ngelur në dëborë dhe akull.

Trupat e pajetë po largohen në anën kineze të malit, në veri, ndërsa pritet të fillojë sezoni i ngjitjes së pranverës.

“Për shkak të ngrohjes globale, shtresat e akujve dhe akullnajat janë duke u shkrirë shpejt dhe trupat e vdekur që kanë mbetur të varrosur gjatë gjithë këtyre viteve tashmë janë duke u ekspozuar”, ka deklaruar Ang Tshering Sherpa, ish-president i Shoqatës së Alpinistëve Nepal.

“Ne kemi gjetur trupat e vdekur të disa alpinistëve që kanë vdekur në vitet e fundit, por ata që kanë mbetur të varrosur më parë tani po dalin në sipërfaqe”.

Një zyrtar policie që ka punuar si oficer ndërlidhës në Everest ka treguar ai personalisht kishte transportuar dhjetë kufoma nga vende të ndryshme në Everest gjatë viteve të fundit.

Shoqata e Operatorëve të Ekspeditës të Nepalit (EOAN) tha se kjo gjendje paraqet një sfidë dhe se duhet të jetë prioritet nga qeveria dhe industria e alpinizmit.

Më shumë se 4,800 alpinistë kanë ngjitur majën më të lartë në Tokë./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat