Shkrumbohen tre makina gjatë natës në Vlorë

digjet-makina-640x356.jpg

Tre makina janë djegur në Ujin e Ftohtë, Vlorë. Mësohet se atyre u është vënë flaka gjatë natës.

Sipas informacioneve, makinat që janë djegur janë të tipit ‘Smart’, ‘Audi 3’, dhe ‘Land Rover’.

Policia menjëherë mbërriti në vendngjarje dhe mendon se zjarri është vendosur me qëllim.

Ende nuk dihet se kush mund të jenë autorët, por policia po punon për zbardhjen e ngjarjes./real-news.tv

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303