fbpx

Shkrumbohet makina e 43-vjeçares, Policia jep njoftimin urgjent dhe zbërthen detaje nga ngjarja

lajm.jpg

Mbrëmjen e djeshme një automjet është shkrumbuar nga flakët në lagjen nr.17 në Durrës. Automjeti ishte tip”Ford” në pronësi të 43-vjeçares S.C., ndërsa për ngjarjen Policia bën me dije se ka arrestuar 2 persona si të dyshuar për zjarrëvënie të qëllimshme.

Njoftimi i plotë i policisë:

Durrës

Më datë 04.05.2021, në orën 22:00, në lagjen nr.17, Durrës, ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht mjeti tip “Ford”, në pronësi të shtetases S. C., 43 vjeçe, banuese në Durrës.

Në ambientet e Policisë janë shoqëruar 2 shtetas të dyshuar për këtë ngjarje dhe janë sekuestruar pamjet filmike për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303