Shkrumbohet nga flakët baxho e qumështit në Krujë, policia jep detajet

banesa-zjarri_1552229261-5680386-600x360-1-1.jpg

Mëngjesin e kësaj të diele në Krujë, një baxho qumështi është shkrumbuar nga flakët.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Gramëz të Krujës, ku si pasojë e flakëve është shkrumbuar plotësisht baxho në pronësi të shtetasit me iniciale N. Z..

Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë informacion në lodhje me shkaqet e kësaj ngjarje.

“Rreth orës 07:30, në fshatin Gramëz të Krujës, në një ndërtesë të përpunimit të qumështit , (baxho) në pronësi të shtetasit N. Z., ka rënë zjarr dhe është djegur plotesisht.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim përcaktimine shkakut të rënies së zjarrit’, thuhet në njoftimin e policisë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303