Shkundet Turqia, tërmet i fortë pranë Izmirit

termet-1.jpg

Një tërmet 5.8 ballë i shkallës Rihter u regjistrua paraditen e sotme në Turqi.

Epiqendra e tërmetit është 6 kilometra në jug të qytetit Baklan, i cili ka një popullsi prej 6.800 dhe thellësia e tij përllogaritet jo më shumë se 8 kilometra.

Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare, tërmeti ka rënë  48 km në lindje të qytetit të Denizli me 314,000 banorë dhe 223 km në lindje të Izmirit.

Ende nuk është bërë e ditur nëse  ka dëme materiale apo viktima nga tërmeti.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303