fbpx

“Shmang vëmendjen nga inceneratorët”, Berisha-Bashës: E kam denoncuar aferën që në 2015-ën

Screenshot_10-9.jpg

Sali Berisha i është përgjigjur PD pas akuzave të kësaj të fundit se me levizjet e tij kundër kreut të PD Lulzim Basha, ish-kryeministri po shmang vëmendjen nga skandali me inceneratorët.Duke i quajtur deklaratat qesharake Berisha shkruan se ai ka qenë ndër të parët që e ka denoncuar këtë aferë korruptive që në vitin 2015 e në vazhdim. Madje thekson se për arrestimin e ish-ministrit Lefter Koka ka bërë 2 reagime të forta, duke nënvizuar sërish se ai nuk është koka e kësaj afere, por duhet të ketë zyrtarë të tjerë të arrestuar dhe këtu përmend Ramën me disa ministra.

“Deputeti Lulzim Basha nëpërmjet zëdhënëses së Coles akuzoi sot Sali Berishën dhe Albana Vokshin se po tërheqin vëmendjen nga afera e inceneratorëve, vetëm për faktin se Albana Vokshi si kryetare e LDGSH shkoi në selinë e Partisë Demokratike për të zhvilluar një mbledhje rutinë, të drejtë të cilën ja kanë dhënë përfundimisht 5 mijë delegatët që i hapën rrugë rithemelimit të Partisë Demokratike. Deputeti Basha për më tepër bëhet qesharak kur bën pyetjen retorike se përse nuk flet për aferën e inceneratorëve Sali Berisha apo ata që e shkarkuan më 11 dhjetor.

Së pari, i kujtojmë deputetit Basha se Berisha ka qene nder me te paret qe ka denoncuar kete mega afere korruptive ne nje seri statusesh dhe deklaratash nga viti 2015 e ne vazhdim. Dita e sotme, pas 4 vitesh të shpërthimit të kësaj afere ka qenë nga ditët e pakta, për të mos thënë e vetmja, kur ai doli personalisht që të fliste për këtë aferë. Edhe sot pas arrestimit te Terr Kokës, Berisha ka publikuar dy reagime të forta ndër të cilat një deklaratë shteruese në FB e tij në të cilën fakton në mënyrë të pakundërshtueshme se Terr Koka meriton plotesisht arrestimin por ai nuk eshte Koka e grupit te organizuar kriminal dhe dhe se Koka e aferes prej 430 milion euro te djegesave eshte Kreu i Meduzes se organizates kriminale Edvin Rama i ndjekur nga Arben Ahmetaj, Don Agacio (te cilit deputeti Basha nuk i permend dot emrin) Lal Plehu, Bllako etj. I kujtojmë gjithashtu deputetit Basha se drejtues te departamentit për mjedisin në Partinë Demokratike, kane pritur më shumë se 2 vite me padi në dorë në derën e Bashës për ta bërë zyrtare këtë padi“, thotë Berisha.

“Por sa me lart nuk mund te largoje per asnje moment vemendjen dhe shqetesimin per sulmin verbal dhe fizik qe Lulzim Basha organizoi ndaj zonjave te LDG dhe Komisionit te Rithemelimit! Kjo me shume se cdo gje tregon respektin dhe fytyren e vertete te Lul Burracakut per figuren dhe rolin e zonjave ne Partine Demokartike! I bejme me dije burracakut Basha se do mbaje pergjegjesi personale ne perballje me mijera demokrate, per cdo provokim apo incident qe njerez te paguar prej tij do guxojne te bejne ndaj anetareve dhe drejtuesve te Partise Demokratike”

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303