fbpx

Shmanget tragjedia, dy vajza rrezikojnë të mbyten

Fatmirësisht është shmangur ngë tragjedi e vërtetë ditën e sotme. Dy vajza në plazhin e Qerretit në Kavajë, të moshës 10 dhe 15 vjeç, kanë qenë duke u larë në det kur kanë kërkuar ndihmë pasi po mbyteshin. Ato janë shpëtuar në kohë nga policia.

Për disa minuta pushuesit në plazh kanë përjetuar një situatë të frikshme, por që fatmirësisht vajzat u shpëtuan në kohë dhe janë dërguar në spitalin e Durrësit dhe janë jashtë rreziku për jetën.