TË FUNDIT

Shmanget tragjedia në Athinë, avioni me 248 pasagjerë pësoi defekt me frenat pak para uljes

Autoritetet në aeroportin e Athinës kanë shmnagur një tragjedi. Ata ishin në gatishmëri të lartë, pasi  një avion Airbus A333 raportoi një dështim të frenave pak para uljes.

Sipas Brigadës së Zjarrit, forcat e saj u vendosën në gjendje të jashtëzakonshme dhe zbatuan protokollin përkatës në Aeroportin Eleftherios Venizelos .

Avioni Delta po fluturonte nga Atlanta në Athinë. Ambulancat kanë shkuar në vendngjarje. Avioni arriti të ulet në mënyrë të sigurt në orën 10.56 të mëngjesit.

Treguesi i gabimit i raportuar ishte mbinxehja e frenave dhe raportimi në Kullën e Kontrollit u bë pak para fillimit të procesit të uljes. Avioni kishte 248 pasagjerë dhe ekuipazh.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat