30.5 C
Tirana
E enjte, 18 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Shmangni këto gabime të higjienës personale

spot_img

Qëllimi kryesor i higjienës personale është ruajtja e pastërtisë trupore me anë të së cilës pengojmë shfaqjen e sëmundjeve të ndryshme.

Një nga mënyrat më efektive që ta mbrojmë veten dhe të tjerët nga sëmundjet të ndryshme është higjiena e mirë personale.

Por ka disa shprehi që i bëni lidhur me higjienën, por që në anën tjetër rrezikojnë shëndetin tonë.

 

Kafshimi i thonjve nga stresi

Ndonjëherë kafshimi i thonjve mund të shkaktohet nga stresi emocional ose mendor dhe përdoret si një mënyrë e lehtë për t’i kapërcyer këto ndjenja. Ju gjithashtu mund të kafshoni thonjtë tuaj pa menduar fare. Për fat të keq, kjo nuk ju bën mirë, as për pamjen dhe as shëndetin tuaj. Hiqni dorë sa më shpejt të jetë e mundur, po kaloni poshtë baktere dhe mikrobe të grumbulluara poshtë thonjve tuaj.

 

Pastrimi i veshëve me pastrues pambuku

Shumica prej nesh besojnë se ato na ndihmojnë të pastrojmë veshët. Sidoqoftë, ajo çfarë bëjnë është e kundërta; dylli i tepërt shtyhet, gjë që shkakton më shumë dëm sesa të mira. Si rezultat, shkopinjtë e pambukut mund të jenë një shkak i madh për dëmtimin e veshëve, humbjen e dëgjimit dhe kështu me radhë. Ekspertët mjekësorë ju këshillojnë që të vizitoheni tek një mjek në rast se keni me të vërtetë një problem.

 

Mospastrimi dhëmbëve tuaj

Nuk ka rëndësi se sa tërësisht ju i pastroni dhëmbët. Nëse nuk i pastroni dhëmbët me fill dentar, ju vështirë se mund të mbani mishrat e dhëmbëve tuaj në gjendje të mirë. Filli dentar ul rrezikun e baktereve për të shkuar më thellë brenda gojës dhe parandalon inflamacionin e dhëmbëve./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat