Shoferi i kamionit fle gjumë pranë karburantit dhe shkatërron gjithçka

Screenshot_11-7.jpg

Një karburant, dy automjete dhe një restorant e pikë bastesh në fshatin Velitërnë të Korçës u shkrumbuan nga flakët këtë të mërkurë. E gjitha ka ndodhur në një pikë karburanti jashtë funksionit.

Një drejtues kamioni ka ndaluar automjetin e tij pranë pompave të karburantit, dhe ka pushuar për pak duke fjetur gjumë pas një rruge të gjatë. Vetëm se gjumi i është prishur nga shpërthimi i flakëve. Shoferi i kamionit ka ndezur sistemin e ngrohjes në makinë, por automjeti është përfshirë nga flakët dhe madje edhe vetë drejtuesi ka marrë dëmtime.

Si pasojë e përhapjes së flakëve, dëmtime janë shënuar edhe në ambientet e lokalit i cili funksiononte si pikë bastesh dhe restorant dasmash. Nga flakët është djegur edhe një autoveturë e cila ndodhej e parkuar në afërsi të kamionit, ndërsa dëme të shumta ka pësuar edhe karburanti ku mësohet se janë djegur pompat dhe pajisje të tjera.

Policia po heton për ngjarjen e cila dyshohet se është aksidentale.

scroll to top