Shoferi i kamionit i jep 1 mijë lekë ryshfet efektives së policisë

Një automjet i tonazhit të rëndë është ndaluar nga policia rrugore në Tiranë,për shkak se po kalonte në një zonë që ndalohej qarkullimi i këtyre mjeteve nga ora 7 deri në orën 9. Shoferi i automjetit teksa i jep dokumentet efektives së policisë rrugore që e ka ndaluar, fut në mes të autorizimit për qarkullim, edhe 1 mijë lekë të rinj.

Shoferi 56-vjeçar me inicialet Sh.Sh u arrestua nga forcat e rendit për akuzën e korrupsionit. Shoferi u ndalua ditën e djeshme në rrugën “Sadik Petrela”. Shoferi i automjetit me targë AA190TA, me qëllim shmangien e penalizimit për shkeljen e konstatuar i ka ofruar një shumë monetare agjentit verifikues dhe është arrestuar në kushtet e flagrancës për veprën penale të “Korrupsionit aktiv ndaj funksionarëve që ushtrojnë funksione publike”

Ky është rasti i dytë i mitmarrjes i konstatuar nga policia në tre ditët e fundit, dhe i 22-i për këtë vit. Policia Rrugore e Tiranës ka rritur kontrollet për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe verifikimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor që janë burim i shtuar për ngjarjet rrugore.

Lër një koment