fbpx

Shokohet Italia, shifrat e koronavirusit janë alarmante

Screenshot_2-11.jpg

Situata në Itali po bëhet shokuese. Në 24 orët e fundit është regjistruar një tjetër rekord negativ të infeksioneve me Covid 19, me 11,705 raste pozitive në 24 orët e fundit në 146,541 teste të kryera.

Ndërkohë 69 pacientë kanë humbur jetën duke e çuar në 36,543 numrin total të viktimave që nga fillimi i pandemisë.

Siç shihet shifrat kanë shënuar një rritje në raport me një ditë më parë, ku u regjistruan vetëm 47 viktima. Në kujdes intensiv janë 45  pacientë.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303