fbpx

Shokon Arta Marku: Nuk përmbusha pritshmëritë…

nuk-jam.png

Gjatë raportimit të saj në KLP, ku po zhvillohet seanca dëgjimore me kandidatët për prokuror të përgjithshëm, Arta Marku pranoi se nuk ka përmbushur pritshmëritë e publikut në postin që mban prej dy vitesh.

“Pritshmëritë kanë qenë të larta, lidheshin me cështje konkrete, megjithatë për shkak të kompetencave të kufizuara nuk kam arritur të realizoj pritshmëritë, hetimi është jashtë Prokurorit të Përgjithshëm, aksush nuk është kujdesur të sqaroj një herë e mirë që roli i Prokurorisë të Përgjithshme  ka ndryshuar, tanimë është me rol simbolik për sistemin në tërësi dhe të munguar në hetimin e cështjeve konkrete. Nuk i kam realizuar pritshmëritë, po jo për fajin tim apo aftësive profesionale, po për shkak të reformës në veprim e sipër dhe kompetencave të kufizuara. Nëse do kthehesha pas, nuk do bëja asgjë më shumë e asgjë më ndryshe për shkak të kompetencave. Prokuroria ka qenë i vetmi inst. që ka funksionuar me kohë të plotë.” tha Marku ndërsa u ndal edhe në vizionin e saj për Prokurorinë e Përgjithshme nëse fiton mandatin për këtë post.

“Nëse do zgjidhem sfidat janë të mëdha: përmirësimi i treguesve të punës, pavarësisht terrenit si punojnë, për shkak të numrit të kufizuar për shkak të shkarkimeve, rritje e besimit në sistemin e prokurorisë dhe tregues statistikorë të saktë.

Çdo drejtues institucioni, duhet të ketë një vizion, një mënyrë si e sheh institucion pas disa kohësh. Vizioni im është që drejtuar nga kushtetuta t’i kontribuoj forcmimit e konsolidimit të pavarësisië të prokurorëve, rritje të aksesist të publikut në sistem pa cënuar sekretin hetimor.

Misioni im si prokuror i përgjithshëm do ishte zbatimi i parimit të ligjit në mbrojtje të interesave të ligjit. ushtrimi i funksioneve duke ushtruar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, të jap kontributin tim në zhvillimin, njësimin e praktikës gjyqësore, në rivendosjen e të drejtave dhe rikthimin e lirive themelore të cënuara.” tha Marku

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303