fbpx

Shokon gazetari, nxjerr emrat e të korruptuarve

protest.jpg

Gazetari Bledian Koka i pranishëm në protestën e gazetarëve për paketën anti-shpifje, në një prononcim për mediat tha se paketa është iniciativa më banale dhe se ky është momenti që të gjithë duhet të flasin.

Sipas Kokës ndërkombëtarët nuk janë ndërgjegjësuar aq sa duhet për rrezikshmërinë që paraqet miratimi i kësaj pakete.

“Është hera e parë që marr pjesë në protestë është sfidë që po na bën qeveria e cila paralajmëron kohë jo të mira për median. Nëse nuk flasim sot nuk do të ketë një kohë tjetër për të folur. Ky është një mesazh që ne i cojmë jo vetëm parlamentarëve tanë por edh e komunitetit ndërkombëtar që për mendimin tim nuk është ndërgjegjësuar aq sa duhet, ne i kushtojmë shumë vëmendje  ndërkombëtarëve. Parlamenti ynë dihet cfarë brumi ka brenda, është e pa,mundur që ne të shpresojmë që nga ai parlament të dalë dicka e mirë, është banale situata. Ne sot mund të kemi të njëjtët deputetë të cilët i ftuam të na thonë se pse po na e mbyllin gojën, janë të njëjtët njerëz që dje betoheshin se ligji është i mirë dhe mbron të drejtat e njeriut. Dëgjova Vasilika Hysin dje që thoshte se ligji mbron qytetarët. Vasilika Hysi, Edi Rama, Musa Ulqini, Fidel Ylli, këta njerëz që kanë votuar PPP, check up-ët dhe aferat më korruptive që e kanë vjedhur këtë vend, sot na betohen që po bëjnë ligj për mediat. Qytetarëve duhet t’ja u shpjegojmë se këto janë pjesë e propagandës së tyre”, tha Koka.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303