Shokon Greqia/ Merr vendimin skandaloz për ekstremistin Kacifas: Ishte njeri i mirë

Greqia nis hetimet, prokurori do ngrejë procedim penal për vrasjen e Kacifas: “Ishte njeri i mirë, të gjenden fajtorët”. Prokuroria greke do të nisë hetimet për vrasjen e minoritarit ekstremist grek Kostandin Kacifas, bëjnë me dije mediat fqinje.

Po sipas mediave helene, prokurori grek Konstantinos Simitzoglou ka ngritur një çështje penale për vrasjen e Kacifas dhe do të thërrasë mjekun ligjor për “të identifikuar autorët e panjohur” që qëlluan në drejtim të tij.

Prokuroria greke do të kërkojë informacion nga drejtësia shqiptare mbi detajet rreth operacionit ku mbeti i vrarë Kacifas. Ndërsa hetimi ka nisur me akuzën se vrasja ka qenë e qëllimshme dhe në bashkëpunim.

Kacifas u vra pas disa orësh luftë me policinë shqiptare. 35-vjeçari grek kishte terrorizuar disa banorë të fshatit Bularat në Dropull, të cilët e kishin vënë re të qarkullonte me kallashnikov.

Kur u njoftua policia, ai jo vetëm që refuzoi të dorëzohej, por hapi zjarr në drejtim të tyre. Më pas nisi ndjekja nga forcat speciale RENEA. Kacifas u arratis në malin mbi fshat, ku për disa çaste qëllonte në drejtim të forcave shqiptare speciale, duke i rrezikuar seriozisht jetën. Ai përdorte një kallashnikov të modifikuar, me dy karikatorë dhe optikë.

Prokurori grek ka marrë urdhër nga Shefi i Prokurorisë Publike Vangelis Ioannides për të hetuar rrethanat e vdekjes së Konstantinos Katsifas pasi kishte marrë dëshmi dhe prova të dërguara nga Prokurori hetues nga Shqipëria. Gjithashtu, prokurori grek ka marrë dëshmi nga anëtarët e familjes së tij, si dhe prova nga këshilltari tekniko-ligjor i familjes.