fbpx

Shokon këngëtarja e njohur, zbulon çmendurinë e saj më të madhe

20220617_115118.png

Këngëtarja e njohur, Anitta, e cila gjatë një interviste në episodin e së enjtes në “The Kelly Clarkson Show”, tregoi një histori që i ka ndodhur në një koncert të sajin.

Një e papritur i ka ndodhur këngëtares, e cila tha se nata përfundoi duke i urinuar një personi në krah. Moderatorja e ka ngacmuar Anitta-n për t’i rrëfyer të tjera detaje lidhur me këtë ngjarje.

“Ishte ky djali që e gjeta në TikTok një ditë në qytetin që do të performoja, dhe me thënë të drejtën ishte shumë i mirë, kështu që i dërgova një mesazh duke i thënë: “Eja në koncertin tim!”, tha ajo.

Sipas këngëtares së njohur, ky djali solli me vete dhe miqtë e tij në koncert, të cilët më pas u dehën. Shoku i tij po urinonte jashtë, pranë një peme dhe Anitta e kishte parë.

“Unë ndalova mjetin, ai po urinonte në një pemë dhe një kafshë e sulmoi papritmas”, vazhdoi Anitta, e cila shtoi: “Nuk e di se çfarë ndodhi. Një kafshë bëri diçka”.

“Ai mori një gërvishtje në krah, pati djegie”, ka treguar këngëtarja e cila më pas ka thënë: “Ai ishte aq i dehur, po qante dhe thoshte se mund të humbiste krahun e tij. Dhe më pas ai tha se nëse dikush urinon mbi krahun e tij, nuk do të ketë më aq shumë djegie”.

Menjëherë, Anitta u habit dhe i tha djalit: “Unë në fakt do të urinoj në krahun tënd”.

Anitta i tha “OK” të riut dhe ata shkuan në një aeroport, në mënyrë që ajo të mund të urinonte në krahun e tij në banjë. “Sigurimi im po mundohej që ai të mos më shikonte teksa unë po urinoja,” tha ajo. Dhe djali i tha: “Tashmë djegia u largua vetëm nga urinimi jot”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303