fbpx

Shokon me deklaratën biznesmeni Elton Ilirjani: 25 deputetë shqiptarë ma kanë kërkuar

Biznesmeni Elton llirjani ka folur sot për temën që lidhej me sharjet dhe komentet fyese që vijnë nga politikanët për komunitetin LGBTI.

Ilrjani tregoi publikisht në emision se 25 persona në parlament janë biseksualë duke iu drejtuar atyre që të mos sillen si hipokritë pasi vetë i bëjnë gjërat si minjtë.

“Janë 25 gay në atë parlament. Mos hiqen hipokritë. Të mos na ndëshkojnë mua Xhenin dhe personat që dalin hapur dhe ata të dalin si minj. Ato paguhen 25 dollarë nga të huajt, janë prostituta. Kjo është një çështje që na prek të gjithë komunitetin. Ku një ish-ministër  thotë se ai është BQ se vendosi flamurin e komunitetit në bashki, kjo është budallik. Jo nuk kam votuar kurrë do të vij të votoj kundër këtyre fundërrinave. Ai është ish ministër i rendit, të më ngrihen kuksianët të më vrasin dhe tropojanët sepse i bëjnë  thirrje bajraktarët e tyre?”, shprehet Elton Ilirjani, i ftuar në emisionin “Ftesë në pesë” në Top Channel.