Shokuese/ 25-vjeçari i përdhunon gruan, burri i pret organin gjenital të riut

Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur në Ukrainë, ku një burrë ka kapur gruan e tij teksa përdhunohej në banesë nga një 25-vjeçar.

Bëhet me dije se burri ka qenë duke u kthyer në shtëpi dhe ka dëgjuar një zhurmë në shkurre.

Ai ka parë të riun teksa përdhunonte gruan dhe është shokuar nga ngjarja.

Menjëherë e ka qëlluar në kokë dhe më pas i ka prerë organin gjenital me një thikë.

Pas skenës së kryer, bashkëshorti është vetë-dorëzuar në polici, ku dhe ka rrëfyer çdo gjë mbi ngjarjen.

Ai është arrestuar nga policia ukrainase, ndërsa përdhunuesi momentalisht ndodhet në spital, ku dhe pritet të kryejë një operacion mjaft të gjatë, për të parë nëse mund t’i ringjitet organi i tij gjenital.

Pas kryerjes së operacionit, përdhunuesi pritet të shkojë në burg ku do të vuajë dënimin me 5 vite heqje lirie, ndërsa bashkëshorti  rrezikon të dënohet me 8 vite burg për aktin e kryer.