TË FUNDIT

Shokuese/ Burri drogon dhe pë*dhunon gruan, më pas e filmon teksa pë*dhunohet nga burra të tjerë

Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur në Francë ku një grua është droguar nga bashkëshorti I saj 68-vjeçar dhe më pas është pë*dhunuar nga ai vetë dhe persona të tjerë. Gjithë skena filmohej nga bashkëshorti i gruas.

Mediat e huaja shkruajnë se nëna e tre fëmijëve, ka deklaruar se burri i saj 68 vjeç prej vitesh konsumonte drogë.

Tridhjetë e tre persona, përfshirë burrin e 60-vjeçares tashmë janë akuzuar dhe arrestuar, ndërsa nëntë të tjerë janë paraburgosur. Dy burra po merren në pyetje, ndërkohë që njëri ka vdekur. Duke parë kompjuterin e tij, hetuesit zbuluan video në të cilat gruaja e tij e droguar, shihej duke u përdhunuar nga burra të ndryshëm.

Në internet, ata gjithashtu gjetën mesazhe nga burri, që postonte në forume takimesh, teksa i sugjeronte njerëzve të shkonin dhe të përfitonin nga gruaja e tij, pasi ajo nuk do të ishte e vetëdijshme.

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat