TË FUNDIT

Shokuese/ Imami rrëfen skandalin: Doktorët i thanë se vdiq dhe e çuan në morg, djali e gjen mamanë gjallë dhe…

Një imam xhamie ka publikuar një rast shokues që siç thotë ai ka ndodhur në Tiranë, ku shkruan se një besimtar nga kryeqyteti kishte pasur nënën sëmurë dhe e kishte shtruar në spital në gjendje shumë të rëndë.

Pasi mjekët i kishin thënë të shkonte të merrte disa ilaçe në farmaci, ai ishte vonuar më shumë se gjysmë ore.

Kur ishte kthyer në spital, mjekët i kishin deklaruar se e ëma kishte ndërruar jetë si shkak i koronavirusit dhe e kishin dërguar në morg.

Mirëpo në momentin kur i afrohet nënës në morg ai vëren që pulsi i saj akoma rrihte dhe ishte gjallë.

Ai e rikthen menjëherë të ëmën në një spital privat dhe pas disa ditësh ajo e merr veten dhe bëhet më mirë.

Postimi i plotë i Ervin Metit:

 SubhanAllah, O Allah na ruaj ! Dje më vizitoi një vëlla i mirë besimtarë që jeton në Tiranë, gjatë bisedave më pikëlloi një ngjarje që kishte ndodhur në Shqipëri të cilën ma tregoi dhe duke qënë se më tha është 100% e vërtetë, vendosa ta publikoj ! Kishte pas qënë një njeri me pozitë, dhe nëna e tij ishte sëmurë në gjendje të rëndë.

E kishte pas marr nënën e tij dhe e kishte dërguar në Spital, mjekët i kishin thënë që të merrte disa gjëra në farmaci, dhe si shkak i një pune kishte pas vonuar për 30-40 min. Kur kthehet në spital i pyet mjekët se si është nëna, mjekët i thonë se nëna ka vdekur si shkak i infektimit me covid-19. Djali i merzitur per vdekjen e nënës dhe i nervozuar nga fakti se ishte i bindur se nëna e tij nuk kishte qëne e prekur me covid porse kishte pas pasë probleme me Hipërtensionin.

I pyet mjekët se ku ndodhet nëna? Dhe mjekët i thanë se: Nëna është dërguar në morg dhe do të të lajmërojmë se kur ta tërheqësh trupin e sajë të siguruar me mbështjelljen përkatëse për mbrojten e përhapjes gjatë varrimit..Djali i tronditur, menjëherë shkon drejt morgut dhe me forcë hap dyert dhe vazhdon i afrohet nenës, e prek, dhe vëren se pulsi vazhdonte ti rrihte edhe pse ngadal, e merr nënën duke kundërshtuar me ç’do kusht puntorët e morgut me faktin se asaj akoma i rreh pulsi dhe e dërgon në spitalin privat “…….”

Pas ndërhyrjes së mjekëve, nëna e tij fillon të përmirësohet dhe pas 5-6 ditëve bëhet gati të dalë në gjendje të mirë nga spitali. Tani ajo është në gjendje të mirë dhe e aftë të lëvizë me dy këmbët e sajë. O Allah na ruaj nga kurthet e të pabesëve dhe mos sill ndonjë dënim të rëndë në këtë vend si shkak i punëve të këtyre njerëz që kanë humbur ndjenjën e të qënurit njeri.

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat