Shokuese/ ‘Nuk e duroja dot, fuste hundët kudo’, 12 goditje me thikë në qafë të dashurës

Michael Foran, 33-vjeç ka qëlluar për vdekje me thikë mbi qafën e të dashurës së tij prej 10 vitesh duke e lënë të vdekur.

Kjo ngjarje e tmerrshme dhe shokuese ka ndodhur ne Angli, ku viktima është 33-vjeçarja June jones.

Ai e kishte fshehur trupin e pajetë në apartament dhe gjatë 3 javëve, ai i thoshte miqve se June është zhdukur.

Më pas, policia filloi kontrollin dhe gjeti trupin e pajetë plot me shenja dhe gjak në fytyrë dhe qafë.

Pas 5 ditësh në kërkim, 33-vjeçari ra në prangat e policisë.

“Nuk munda ta duroj më. Kam 10 vite që e duroj përditë, përditë! Njeri jam dhe unë, kalova një moment dhe e vrava. Familja e saj dhe ajo më kanë abuzuar për 10 vite rresht. Nuk mund të bëja as një filxhan çaji pa i futur ajo hundët në punët e mia.

Më bërtisnin për çdo gjë, më shanin, më fyenin. Ma bëri gropën! E vrava dhe do shkoj në burg!

E çfarë priste tjetër familja e saj nga unë?! Ja pra, e morën atë që kërkuan për ferrin që më kanë bërë të kaloj këto 10 vite.

Më vjen keq për atë që bëra, nuk doja ta bëja. Por e humba, njeri jam dhe unë. Ma kanë nxirë jetën për 10 vite rresht, mjaft më”, tha ai.