fbpx

Shokuese situata në Greqi, tronditës numri i të vdekurve

koronavirusi-greqi1-1.jpg

Në Greqi është shënuar sot shifër tronditëse viktimash nga Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit 121 persona kanë humbur betejën si pasojë e koronavirusit.

Numri në total i vdekjeve që nga shpërthimi i pandemisë në shtetin fqinj ka shkuar në 2223.

Ndërkaq, në 24 orët e fundit janë regjistruar 1,747 raste të reja me koronavirus. Në spitalet greke po trajtohen 606 pacientë  në intubim dhe mosha e tyre mesatare është 65 vjeç.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303