Shoqërimi i aktivistëve në polici, Shoqata Sindikale e TK thirrje qeverisë: Ndërpriteni këtë…

TK-kosove-678x450.jpg

Shoqata Sindikale e Teatrit Kombëtar të Kosovës ka  bërë një reagim pas shoqërimit në polici të katër aktivistëve ditën e djeshme.

Shoqata Sindikale e Teatrit Kombëtar të Kosovës i bën thirrje institucioneve të shtetit shqiptar që ta ndërpresin menjëherë këtë qasje ndaj aktivistëve dhe qytetarëve, duke e kthyer drejtimin e shtetit në binarët e funksionimit demokratik.

Mesazhi:

Shoqata Sindikale e Teatrit Kombëtar të Kosovës, dënon fuqishëm aktin e arrestimit dhe dhunën e përdorur mbrëmë tek Pedonalja në Tiranë nga Policia e Shtetit, ndaj aktivistëve të Aleancës për Mbrojtën e Teatrit: Titi Seranaj, Donald Martini, Gentjan Hasani dhe Ergys Mërtiri.
Qeveria e Republikës së Shqipërisë, pasi në mënyrë arbitrare rrënoi godinën e Teatrit Kombëtar, tani nëpërmjet këtyre reprezaleve kundër aktivistëve, po tenton ta rrënoj edhe moralisht këtë ndërtesë, për ta shuar përfundimisht zërin për drejtësi dhe rezistencë qytetare.
Shoqata Sindikale e Teatrit Kombëtar të Kosovës konsideron se akte të tilla dhune e represioni, nuk kanë lidhje me demokracinë dhe i bën thirrje Institucioneve drejtuese të shtetit shqiptar, që ta ndërprenë menjëherë këtë qasje ndaj aktivistëve dhe qytetarëve, duke e kthyer drejtimin e shtetit në binarët e funksionimit demokratik.
Shoqata Sindikale e Teatrit Kombëtar të Kosovës i siguron aktivistët, se ashtu siç ishte në përkrahje të pa rezervë për mbrojtjen e godinës së Teatrit Kombëtar, është më ta edhe tani kur po cenohet liria dhe integriteti fizik i atyre që u vunë dhe janë në ballë të kësaj kauze.
SHSTKK; 20.12.2020

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303