fbpx

Shoqet e mira në ditë të vështira! Fifi i shkon për vizitë Fjolla Morinës në shtëpinë e izolimit

640-0-5f74eb6e45b61.png

Pas caktimit të masës “arrest shtëpie” për shkak se u kap me 2 pistoleta në kufirin e Shqipërisë, Fjolla Morina po qëndron e izoluar në një shtëpi në Kukës.

Kolegia e Fjollës, Fifi, ka shkuar për një vizitë në këtë shtëpi duke treguar se do i qëndroj pranë mikes së saj në çdo moment.

Fifi ka publikuar në Instagram një video emocionuese, në të cilën Morina shihet duke komunikuar përmes celularit me vajzën e saj të vogël, Alayah.

Fjolla duket shumë e prekur nga videoja, ndërkohë që përpiqet të argëtojë të bijën.

Ajo ka nevojë për vogëlushen e saj! Fjolla Morina çfarëdo që të ndodhë, kudo që jeta na përplas, në të mirë e në të keq unë jam aty për ty”, ka shkruar Fifi.

 

Epo kot nuk thonë se shoqet e mira janë në ditë të vështira!

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303