fbpx

Shorti i Euro 2020, Shqipëria në vazon 4

1536490697_komnetare.jpeg

Përfundimi i fazës së grupeve në Ligën e Kombeve sposton vëmendjen në shortin për Europianin 2020 që do të hidhet muajin tjetër në Dublin. Në 2 Dhjetor në Irlandën e Veriut do të mësohet edhe ndarja e ekipeve për fazën kualifikuese të turneut kontinental, aty ku Shqipëria shpreson se fati do të jetë në anën e saj për të realizuar një ëndërr të re.

Me përfundimin e ndeshjeve në grupe të Ligës së Kombeve, UEFA ka zyrtarizuar edhe vazot për shortin e eliminitoreve të Europianit të ardhshëm. Ashtu siç pritej pas paraqitjeve në Nations League, Shqipëria do të bëjë pjesë në vazon e 4-t, duke zbritur me një shkallë krahasuar me eliminatoret e Kupës së Botës 2018 ku Shqipëria ishte në vazon e tretë. Vetëm vazo e 5-të për Kosovën pavarsisht paraqitjeve të shkëlqyera në Nations League, kështu që ekzistojnë mundësitë që kuqezinjtë dhe dardanët të jenë në të njëjtin grup.

Në vazon e parë bëjnë pjesë edhe 4 kombëtaret që fituan grupet respektive të Ligës A në Ligën A të Ligës së Kombeve dhe për faktin se në qershor të 2019-ës, Holanda, Portugalia, Zvicra dhe Anglia do të diskutojnë mes tyre trofeun e parë të Nations League, në elimintore të 4-ta këto përfaqësuese do të shortohen në grupe me 5 ekipe. Gjermania është surpriza e vërtetë këtij shorti pasi me barazimin e Polonisë ndaj Portugalisë, kombëtarja e pancerave ka zbritur në vazon e dytë dhe të gjithë duan ta evitojnë.

Vazoja e parë: Anglia, Portugali, Holanda, Zvicra, Spanja, Belgjika, Italia, Kroacia, Franca dhe Polonia.

Vazoja e dytë: Gjermania, Bosnja Hercegovina, Çekia, Danimarka, Islanda, Rusia, Suedia, Ukraina, Uellsi dhe Austria.

Vazoja e tretë: Finlanda, Irlanda e Veriut, Norvegjia, Irlanda, Serbia, Sllovakia, Turqia, Bullgaria, Izraeli dhe Skocia.

Vazoja e katërt: Shqipëria, Qipro, Estoni, Gjeorgji, Greqi, Lituani, Mali i Zi, Estoni, Hungari dhe Rumani.

Vazoja e pestë: Armeni, Azerbajxhan, Bjellorusi, Gjilbraltar, Kazakistan, Kosova, Luksemburg, Maqedoni, Moldavi dhe Ishujt Faraore.

Vazoja e gjashtë: Andora, Letonia, Lihtenshtejni, San Marino dhe Malta.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *