fbpx

Shpallen fituesit e Panairit të 21 të Librit ‘Tirana 2018’

panairi-i-librit-ne-tirane-5.jpg

Në Panairin e 21 të Librit “Tirana 2018”, i cili po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve, janë ndarë çmimet e letërsisë. Për përzgjedhjen e çmimeve janë lexuar në total 131 vepra, në të cilat 50 për qind janë autorë shqiptarë dhe 50 për qind autorë të huaj.

Çmimi i karrierës ka shkuar për shkrimtarin Kim Mehmetin, për romanin e tij “Pusi”. Çmimi i krijimtarisë më të mirë të vitit ka shkuar për Brajan Sukaj me romanin “Ciklopi”, ndërsa çmimi për përkthimin më të mirë, Donika Omarit për romanin “Nga ana e princeshës së vdekur”.

Sa i takon çmimit inkurajues, ai është marrë nga dy shkrimtare, Iva Nikolli dhe  Flogerta Krypi, respektivisht me veprat “Vetëm për ty” dhe “Gjithçka rreth asgjësë”. Poeti Zef Skiro Di Maxho sakaq ka fituar çmimin special për “Poema Arbëreshe”. Kurse çmimin për shqipërim të veprës e ka fituar Ilia Lëngu, për përkthimin nga frëngjishtja të veprës frënge “Të drejtët” nga Albert Camy.

Advertisement

Panairi i Librit është çelur paraditen e së mërkurës, ku janë ekspozuar rreth 200 tituj të rinj nga 100 ente botuese. Në edicionin e 21-të të Panairit nuk mungojnë edhe qindra tituj të zgjedhur të ribotuar nga letërsia shqipe dhe ajo botërore. Panairi i Librit konsiderohet nga botuesit dhe studiuesit si mundësia më e mirë për të takuar lexuesin.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *