TË FUNDIT

Shpallet gjendja e katastrofës në SHBA, 400 viktima nga koronavirusi

Instituti “John Hopkins” raporton se numri i personave të prekur nga virusi i ri ka shkuar mbi 32 mijë ndërkohë që viktimat janë mbi 400. Deri tani 8 shtete kanë urdhëruar qytetarët që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre ose e përkthyer ndryshe 100 milionë banorë.

Presidenti Donald Trump, përmes një konference për shtyp nga Shtëpia e Bardhë, njoftoi se ka aktivizuar Gardën Kombëtare në Nju Jork, Kaliforni dhe Uashington, të cilët janë dhe 3 shtetet më të goditura nga epidemia.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë deklaroi se pranoi kërkesën e guvernatorëve për të shpallur gjendjen e katastrofës në këto tre shtete.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat