fbpx

Shpallet vendimi, Rama: Politik, doli fiks siç thamë

rama-prime.jpg

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me vendimin e Komisionit për rrëzimin e kërkesës së Holandës për rivendosjen e vizave për shqiptarët. Ndërkohë 3 muaj më parë Kryeministri Edi Rama qetësoi shqiptarët duke garantuar se nuk do të ketë rikthim vizash dhe se vendimi është politik. Ai theksonte se arsyet e vendimit të parlamentit holandez, i gjente te lufta e brendshme politike në Holandë në prag të zgjedhjeve.

Reagimi i Ramës:

Ja dhe vizat s’u rikthyen siç predikuan e trumpetuan lajmësit e qametit që s’ndodhi! Komisioni Europian e refuzoi kërkesën e qeverisë holandeze dhe e vërteta doli fiks siç ishte kur e thamë e shumëkush s’e besoi: Vizat nuk rikthehen sepse Shqipëria s’ka shkelur asnjë kriter.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303