fbpx

Shpat Kasapi ka vendosur të martohet në ditën e lindjes së tij!

Burime pranë “Panorama Plus”,  kanë treguar se këngëtari i njohur  Shpat Kasapi po planifikon të martohet me rastin e 35-vjetorit të tij të lindjes.

Ai dhe Selvija, vajza e cila duket se i ka marrë zemrën do të kurorëzojnë me martesë dashurinë e tyre, sipas dëshirës së mamasë së këngëtarit, e cila më herët është shprehur:

 “Kam një dëshirë: që Shpati vitet e ardhshme të dalë në emisionet tuaja me një nuse, dëshiroj një nuse”

Megjithatë, lajmet e martesës që po qarkullojnë së fundmi nuk janë konfirmuar ende nga vetë Shpati.