fbpx

Shpërndanin drogë, pranga dy të rinjve në Tiranë

pranga.jpg

Dy të rinj janë arrestuar ditën e sotme në kryeqytet, pasi ushtronin aktivitetin e shpërndarjes së drogës në disa zona shumë të njohura të Tiranës.

Policia njofton se ka sekuestruar doza të vogla droge, saktësisht të heroinës dhe kanabisit.

Në pranga kanë rënë një 21 dhe 30-vjeçar, banues në Tiranë, ku në banesat e  tyre policia ka gjetur kanabis, 18.2 gr heroinë, 1 peshore elektronike dhe 1 celular.

Mbi të akuzuarit rëndon vepra penale “Prodhimi  dhe shitja e lëndëve narkotike”./real-news.tv

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303