fbpx

Shpërndante lëndë narkotike me makinë, arrestohet 25-vjeçari, procedohet shoku i tij

policia-1.jpg

Një 25-vjeçar është arrestuar nga Policia e Mirditës pasi pas kontrollit të mjetit i gjetën drogë.

Sipas njoftimit zyrtar, i riu shpërndante lëndë narkotike me automjetin e tij dhe akuzohet për armbajtje pa leje. Është proceduar penalisht edhe shtetasi A.D i cili ishte në makinën e tij në momentin e kontrollit.

Njoftimi i policisë:

Mirditë

Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje dhe i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.

Sekuestrohen armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Vihet në pranga 1 shtetas, procedohet penalisht 1 shtetas tjetër. Mirditë, I arrestuar shtetasi Armand Marku dhe proceduar penalisht Anduel Dedgjonaj

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas që qarkullonte me automjet shpërndante lëndë narkotike, në Rrëshen, kanë ndaluar mjetin tip “Ford” me drejtues shtetasin A. D. dhe pronar shtetasin A. M.

Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj drejtuesit të mjetit, shtetasit A. D., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike.

Në vijim të kontrolleve, në banesën e pronarit të mjetit, shtetasit A. M., janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë, krehër kallashnikovi, municione luftarake të kalibrave të ndryshme, doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa dhe një peshore.

Në përfundim të veprimeve, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: A. M., 25 vjeç, banues në Gëziq, Mirditë, si dhe u procedua penalisht shtetasi A. D., 30 vjeç, banues në Rrëshen.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303