fbpx

“Shpërndarja e ndihmave në mënyrë selektive”. Ish-deputeti akuza të forta

leon.jpg

Ish-deputeti i Partisë Demokratike në Fier Luan Baçi ka shpërthyer sot me tone të ashpra lidhur me shpërndarjen e ndihmave ndaj familjeve në nevojë, pensionistëve, kryefamiljarëve dhe familjeve në nevojë që jetojnë jo vetëm në Fier, por edhe në fshatra, duke theksuar se kjo shpërndarje po bëhet në mënyrë selektive.

Baçi denoncoi se familjet që i ka publikuar e ka bërë për të informuar instancat e bashkisë se ku ndodhen familjes në nevojë dhe jo të kërcënohen pse flasin për hallet e tyre.

Sipas Baçit këto familje janë nevojtare pasi deri dje punonin në të zezë dhe në biznese që sot janë mbyllur, ndërkohë që ju ushtrohet presion se pse denoncojnë shpërndarjen selektive.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303