Shpërngulen Princi Harry dhe Dukesha Meghan?!

Një burim ekskluziv  zbuloi në numrin e ri të Us Weekly se Princi Harry dhe Dukesha Meghan po mendojnë të zhvendosen në Kanada.

“Meghan dhe Harry e kanë konsideruar transferimin në Kanada, pasi është pjesë e Commonwealth”, thotë burimi.

Kalimi në kontinentin e Amerikës së Veriut do të ishte diçka e mirëpritur për ish-aktoren 38-vjeçare, e cila jetonte në Toronto për vite me radhë ndërsa filmonte Suits.

Zhvendosja “është një mundësi”, thotë burimi, duke shtuar se “Meghan dhe Harry po e konsiderojnë atë për të ardhmen.”