Shpërthen avokati Spartak Ngjela, zbulon çfarë e ka trembur Ilir Metën dhe Sali Berishën

ngjela.jpg

Avokat Spartak Ngjela ka reaguar me tone të ashpra ndaj opozitës dhe Presidentit Ilir Meta për mosnjohjen e zgjedhjeve të 25 prillit.

Postimi i plotë:

Cilat janë kushtet e kësaj kohe paszgjedhore që ndalon çdo lëvizje të dhunshme në Shqipëri?

l.

Është ende një turp historik përsëritja e refrenit antidemokratik të mos-njohjes së zgjedhjeve në Shqipëri.

Në fakt, ishte preteksti për kryengritje, kur Berisha – Meta e kishin si përmendje parazgjedhore pretendimin me refren: ” zgjedhjet do të manipulohen”.

Por, pa asnjë provë. Pretendimi se një proces kushtetues është zhvilluar në kushte joligjore, pa paraqitur prova, është pretekst.

Po ky pretekst përse u hodh në konsum publik?

Këtë e shprehu presidenti në shkarkim Ilir Meta, kur nuk u përmbajt dhe foli për represion popullor në mbrojtjen e votës, përpara se sa të kryheshin votimet: domethënë na foli për kryengritje.

Po tani që kalanderët e “revolucionit për votën” janë të humbur dhe po llomotisin për “manipulim zgjedhor”, ku e kanë kryengritjen?

Kryengritësit janë strukur. Dhe, e dini pse? sepse i ka trembur stërvitja Defender 21 me trupat amerikane në Durrës e kudo në Shqipëri.

Zotërinj, Shqipëria është një vend anëtar i Natos: e njihni ju zotërinj se çfarë është Defender 21?

Kjo është një stërvitje ushtarake e Natos në mbrojtje kundër Rusisë, e cila po ndërhyn për destabilizimin e rajonit të Ballkanit dhe të vendeve të Mesdheut e të Lindjes së Mesme.

ll.

E pra:

E dinë këta trima që janë ekspertët e Natos që vendosin çështjen e stabilitetit të Shqipërisë sot, kur këtu janë mbi 8000 forca ushtarake amerikane?

E dinë këta revolucionarë që, për konceptin e drejtësisë perëndimore, është prova ajo që krijon besimin nëse ky proces është ose jo ligjor?

E dinë këta që prova vërtetohet vetëm përpara një gjykate?

E dinë revolucionarët e Metës dhe Berishës që Defender 21 është stërvitje ushtarake e Natos kundër Rusisë, e cila kërkon destabilizimin e Shqipërisë dhe të Ballkanit Perëndimor?

E dinë këta që çdo lëvizje destabilizuese në Shqipëri, është në favor të Rusisë?

E dinë këta që në Shqipëri dhe në Kosovë Rusia paguan media dhe individë për të krijuar terrenin e destabilizimit të Shqipërisë?

E dinë këta revolucionarët e Tiranës përmbajtjen e Traktatit të Atlantikut Verior, për çdo anëtar të Natos; i cili kërcënohet nga Rusia?

Prandaj, për të gjitha këto që pyetëm; theksi demokratik është ky: po keni prova, paraqituni para një gjykate, në Shqipëri dhe në Strasburg.

Veprimet e tjera ju rrezikojnë, sepse nuk kanë lidhje me zgjedhjet, por me destabilizimin e Shqipërisë; dhe Shqipëria sot është shumë e mbrojtur.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303