Shpërthen bomba pranë stacionit të policisë, 14 të vdekur dhe 150 të plagosur

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pranë një stacioni policie në Kabul të Afganistanit duke lënë të vdekur 14 persona dhe 150 të plagosur.

Bilanci tragjik erdhi si pasojë e një shpërthimi bombe, duke shkatërruar të gjitha ndërtesat që ishin aty pranë.Nga raportimet e mediave të huaja shumica e të plagosurve ishin civilë, ndërsa sulmin e kanë marrë përsipër Talebanët.

Sulmi me bombë vjen në kuadër të bisedimeve për paqe mes Talebanëve dhe SHBA-së ku synimi është ti jepet fund konfliktit, që zgjat pothuajse prej 18 vitesh.