Shpërthen bombola e gazit jashtë shtëpisë, ka të plagosur

auto-bombole-gazi-1466003882-530867-1494923710-86810541502462053_1552296633-7655992-600x347.jpg

Një bombol gazi ka shpërthyer ditën e sotme jashtë një banese. Ngjarja ka ndodhur në kryeqytet, ku raportohet se janë plagosur një çift bashkëshortësh.

Njoftimi i policisë:

Ngjarja ndodhi rreth orës 12:11, në rrugën “Shefqet Kuka”. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në ambientet e jashtme të banesës së shtetasit me inicialet M.G., ka plasur një bombol gazi. Për pasojë janë dëmtuar lehtë shtetasi M.G dhe bashkëshortja e tij shtetasja D.G, të cilët u dërguan në spital, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303