fbpx

Shpërthen bombula e gazit, shtëpia përfshihet nga flakët, ka të plagosur

Një shpërthim i një bombole gazi ka ndodhur në një familje në Pogradec. Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në një shtëpi dykatëshe, ku i plagosur ka mbetur pronari.

Mësohet se burri është dërguar me urgjencë drejt spitalit.

Sapo i zoti i shtëpisë është munduar të ndezë diçka në kuzhinë, ambienti ka qenë i mbushur nga gazi, i cili më pas ka provokuar edhe flakët.

Bashkëshortja e tij fatmirësisht nuk është plagosur pasi ndodhej në katin e dytë të ndërtesës.