fbpx

Shpërthen ‘drama’ në mes të emisionit, pasi i përmendën Bekim Balajn, ja çfarë bën Einxhel Shkira

640-0-5e3b085c95e03.png

Moderatorja Einxhel Shkira ka qenë pjesë e emisionit “Shqipëria ime”, ku ka bërë një lidhje direkte për të folur rreth temës “Çfarë i bën kaq seksi futbollistët? Fiziku apo paratë?”.

Për të gjithë që nuk e dinë Shkira ka qenë në një romancë me Balajn disa vite më parë dhe thuhet se lidhja e tyre nuk ka përfunduar në mënyrën më paqësore të mundshme. Gjatë emisionit nuk ngeli pa u lakuar dhe emri i tij, si një ndër futbollistët më ‘Don Zhuan’.

Balaj pas ndarjes është komentuar dhe për lidhje me moderatoren sportive Ilda Bejleri, por kjo gjë nuk ngeli pa u përmendur në studio. E vënë në siklet nga komentet, Einxhel u përgjigj:

“Mua të them të drejtën, duke qenë se kjo pyetje është bërë shumë herë dhe përgjigjja ime është shumë e dëgjuar, po mua më pëlqen sporti në përgjithësi, më pëlqejnë njerëzit sportivë, një mashkull me fizik të mirë i tërheq të gjithë, dhe puna që bëjnë është shumë interesante po ashtu”.

Pas emisionit, moderatorja ka reaguar ashpër dhe njëkohësisht e prekur me anë të një postimi në Instastory, teksa shprehet se nuk ishte në dijeni të temës së trajtuar në emision.

“Pranova të shkoja në atë emision sot sepse m’u prezantua një temë komplet tjetër, që supozohej lidhej me emisionin tim dhe eksperiencën e re në këtë fushë…Totalisht e papërgatitur dhe jashtë dijenisë time për temën që realisht do trajtohej! Tentativa të tilla për të vënë pabesisht në situatë të padëshiruar dikë janë tepër të ulëta dhe totalisht dashakeqe! Gëzoni me dy tre tituj lajmesh ishalla ua kam zbukuruar ditën”, është shprehur Einxhel.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303