Shpërthen ish-deputeti i PS, e quan parlamentin ‘estradë’

Parlamenti-1-600x391.jpg

Si ish-deputet i Shqipërisë, Hamdi Jupe ka dy fjalë për Parlamentin e sotëm. Në emisionin “Kjo Javë”, ai tha se Kuvendi nuk është gjë tjetër veçse një estradë.

“Parlamenti më i mirë i Shqipërisë në këto 30 vite ka qenë ai I viteve ’92-’96 që ka patur një opozitë të flaktë, profesionale me intelektualë. Opozita socialiste ishte e cila përballoi një represion të egër të pushtetit të ri demokratik që kishte ardhur e që coi vendin te ’97 e zgjedhjet e manipuluara të ’96.

Kur erdhëm në pushtet në 1997, në kishim një maxhorancë absolute atje, por nuk abuzuam asnjëherë, Presidenti psh iu dha opozitës.. Edhe në atë kohë opozita ka patur elementë të destruktivitetit, bojkoti, sulmi i kryeministrisë, por ka qenë një parlament që ka përballuar shumë ngjarje të vështira, lufta në Kosovë, varfëria. Kryeministri asokohe Majko erdhi na bëri mbledhje, na tha sonte natën do sulmohet Beogradi dhe të përgatitemi që mund të hymë edhe ne në luftë. Ne kemi menduar ku do futen deputetët tha, në tunel.” -kujton Jupe.

Edhe pse thotë se është socialist, që voton për PS, Hamdi Jupe shprehet se është i pakënaqur nga qeveria Rama.

“ Unë prisja shumë më tepër nga qeveria Rama. Janë bërë disa punë,psh ekonomia është mbajtur në kontroll, nuk janë bërë aventura ekonomike. Janë bërë disa vepra infrastrukturore të mira, si rruga e Vlorës, apo e Elbasanit e Kukësit, rruga e Arbrit, pra ka disa arritje nuk i mohoj. Nuk ka skandale si Gërdeci në kohën e Berishës, nuk ka vrasje në bulevard, një frymë liberale është pavarësisht se ai e shan shtypin. – thotë Jupe.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303