29.5 C
Tirana
E enjte, 18 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Shpërthen Lenjani: S’vij në Kombëtare sa të jetë Panuçi

spot_img

Ermir Lenjani po kalon një moment të mirë të formës së tij në kampionatin helvet, teksa ka qenë vendimtar për shumë nga aksionet e Sionit, duke dhënë asiste të rëndësishme, por kjo nuk ka mjaftuar që të bindë trajnerin Kristian Panuçi për ta grumbulluar atë në dy sfidat e radhës të Kombëtares shqiptare kundër Turqisë e Andorrës.

Lenjani ka reaguar në profilin e tij në Instagram, duke iu kundërvënë ashpër zgjedhjeve të Panuçit dhe duke deklaruar se sa të jetë italiani në krye të stolit kuqezi, ai nuk do të veshë më fanellën e Kombëtares.

Reagimi i Lejanit: “Që nga viti 2013 jam pjesë e Kombëtares shqiptare dhe ndihem krenar për këtë gjë. Saherë jam ftuar e kam pranuar ftesën me dëshirën më të madhe pasi çdo herë kur e kam veshur fanellën kuq e zi e kam veshur me shumë dashuri. Kam qenë gati gjithmonë, kam sakrifikuar shumë, jam gjakosur, kam qarë e kam qeshur si futbollist i Shqipërisë. Kam pranuar edhe stolin, por jam respektuar gjithmonë. Tani në dy vitet e fundit jam duke kaluar nëpër një formë shumë të mirë, por po injorohem nga trajneri momental i Kombëtares. Nuk kam luajtur asnjë minut në Ligën e Kombeve, por nuk kam bërë zhurmë dhe kam vazhduar të punoj edhe më fort. Kur lëndohen 4-5 lojtarë trajnerit i bie në mend që luan dikund Ermir Lenjani dhe më dërgon ftesë. Faleminderit, por JO. Me lot në sy e them se nuk do të grumbullohem më me Kombëtaren sa të jesh ti aty. Kam kontribuar shumë dhe meritoj respekt. Dashuria ime për Shqipërinë është më e madhe se urrejtja jote për mua. Unë kam qenë, jam dhe gjithmonë do të jem djal i Shqipërisë, ndërsa ti je vetëm kalimtar”.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat