Shpërthen një karburant në Shkodër. Shkak, bora

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar pak minuta më parë në Shkodër, pas shëmbjes së tavanit të një karburanti.

Nga të dhënat e para mësohet se shembja e tavanit ka ndodhur si pasojë e rëndesës së dëborës. Pas kësaj pika e karburantit ka shpërthyer në zjarr.

Viktima është identifikuar si Tonin Loci, por pritet reagimi zyrtar i autoriteteve lidhur me këtë ngjarje.  /real-news.tv/