Shpërthen Rudina Hajdari: Nuk e kuptoj përse Basha e do Ramën perandor?

Sequence-01.00_00_03_20.Still045.jpg

Deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari, është shprehur shumë e acaruar në komentin që që ka bërë pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik për reformën zgjedhore.

“U propozova të rrinim gjithë natën këtu dhe të përmbyllnim çështjen. Nuk pranuan dhe nuk qëndruan. U çuan direkt sapo më dëgjuan, Erdha këtu për të ndryshuar sistemin dhe nuk e kuptoj se përse Partia Demokratike, nuk e mbështet këtë gjë. Më hodhën poshtë çdo gjë,. Pse këta njerëz, kanë kaq frikë për të ndryshuar sistemin zgjedhor, për të hapur listat dhe për bërë që shqiptarët të dinë se kë përfaqësues të votojnë? E kuptoj Edi Ramën, po Bashën nuk e kuptoj se përse e do këtë sistem që e ka bërë Bashën perandor. Persë Basha e do Ramën perandor? Edhe pse këta qëndruan sot bashkë kundër këtij propozimi, nuk e bënë. Thanë gjëra të ndryshme, por unë nuk e pranova atë përgjigje. Ata nuk duan lista të hapura sepse kanë frikë nga vota e qytetarit. Nga njëra anë kemi klasën e vjetër politike, nga ana tjetër kemi qytetarët që duan ndryshime. Minimumi shqiptarët të kenë të drejtë, të fusin në Parlament njerëzit që ata votojnë”, tha ndër të tjera Rudina Hajdari.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303