27.5 C
Tirana
E enjte, 13 Qershor, 2024

TË FUNDIT

Shpërthim eksplozivi jashtë një kishe në Athinë

spot_img

Një shpërthim ka ndodhur jashtë një kishe në qendër të Athinës mëngjesin e sotëm duke plagosur një polic dhe një civil, pak përpara se të mbahej mesha, thanë policia dhe mediat shtetërore.

Askush nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin jashtë kishës së Shën Dionisit në lagjen Kolonaki, një zonë ku përplasjet mes policisë dhe anarkistëve janë të zakonshme.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 7:00 pak para se kisha të hapej për publikun për një shërbesë në orën 07:30.

Të plagosurit, oficeri i policisë dhe personi i dytë ,i identifikuar nga TV shtetëror si kujdestari i kishës, u dërguan në spital. Zyrtarët e shëndetësisë thanë se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

Dëshmitarët deklaruan se kujdestari i kishës kishte lajmëruar policinë pasi vuri re pakon e eksplozivit.

“Shpërthimi nuk ishte i fuqishëm, oficeri u plagos në fytyrë dhe duar”, tha një zyrtar i policisë, i cili nuk pranoi të identifikohej./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat