fbpx

Shpërthim gazi në Rusi, 3 të vdekur dhe 79 të zhdukur

russia-explosion.jpg

Të paktën 3 persona kanë vdekur dhe 79 të tjerë konsiderohen të humbur pas një shpërthimi të shkaktuar nga një rrjedhje gazi në një lagje në qytetin rus të Magnitogorsk.

‘Tre persona kanë arritur të shpëtohen nga gërmadhat dhe tre të tjerë kanë vdekur’, ka thënë Oleg Klimov, zëvendësguvernator i rajonit të Chelyabinsk.
‘Fati i 79 personave nuk është akoma i qartë’, ka shtuar Klimov, duke sqaruar që policia po punon për t’i lokalizuar. Për rastin është hapur edhe një hetim.

469 punonjës të shërbimit të emergjencës janë angazhuar për të kërkuar personat e zhdukur.

Dega lokale e Shërbimit Federal të Sigurisë të Rusisë tha se shpërthimi besohet se është shkaktuar nga një shpërthim gazi.

Presidenti rus Vladimir Putin ka dërguar Ministren e Shëndetësisë Veronika Skvortsova në qytet, raportoi media ruse./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *