Shpërthim në një bazë ushtarake, 2 të vdekur e 6 të plagosur

Dy persona kanë vdekur në një shpërthim të motorit në poligonin ushtarak në rajonin e Arkangjelit, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.

“Gjatë testimit të motorit me karburante të lëngshme ka ardhur deri te shpërthimi dhe zjarri. Gjashtë përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes dhe ndërmarrjes-konstruktorit kanë marrë lëndime të shkallëve të ndryshme. Dy ekspertë kanë vdekur nga plagët e marra”, thuhet në njoftim.

Të gjithë të lënduarit janë transportuar në spital dhe për momentin nuk dihet se në çfarë gjendje janë.

Ministria tha që nuk kishte pasur emetime të substancave të dëmshme në atmosferë pas aksidentit, duke shtuar se sfondi i rrezatimit ishte normal.