Shpërthim në zyrën e Shërbimit Federal të Sigurisë në Rusi

Russia-bomb.jpg

Një 17-vjeçar ka humbur jetën nga plagët e marra në një shprthim në zyrën e shërbimit federal të sigurisë ruse (FSB) në qytetin verilindor të Arkhangelskut.

Sipas hetimeve fillestare, komiteti anti-terrorist i Rusisë tha se i dyshuari ishte një 17 vjeçar i cili kishte shkuar në ndërtesë dhe nxorri nga çanta e tij një “objekt të paidentifikuar që shpërtheu në duart e tij”.

Shpërthimi shkaktoi dëme serioze brenda ndërtesës.

Gjithashtu, tre punonjës të shërbimit federal të sigurisë mbetën të plagosur.

Një imazh i të dyshuarit u shfaq në mediat sociale menjëherë pas shpërthimit, së bashku me një mesazh që dyshohet se u dërgua pak para shpërthimit.

Megjithëse autenticiteti i mesazhit të postuar nga një grup anarkistësh ende nuk është konfirmuar.

Shpërthimi u përshkrua si një sulm terrorist dhe guvernatori Igor Orlov tha se autoritetet lokale në Arkhangelsk, rreth 1200 kilometra në veri të Moskës, kanë marrë masa për të rritur sigurinë në të gjitha ndërtesat publike.

scroll to top