Shpërthimi i karburantit në Lezhë, Berisha jep tjetër version për ngjarjen

Ish-kryeministri Sali Berisha jep një tjetër version për shkaqet e ngjarjes së mbrëmshme, ku një pikë karburanti shpërtheu në flakë në superstradën Lezhë-Laç, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Shënkollit”.

Teksa publikon denoncimin e qytetarit dixhital, Berisha thotë se shkak  për shpërthimin  është bërë rrjeti elektrik dhe ndërprerja e energjisë elektrike.

Postimi i Berishës:

Shpërthim i pikës se karburantit ne Lezhe. Plagosen 6 qytetar nga te cilet dy rende. Nderpreja e energjise shkaku i shperthimit tek pika e karburantit ne Lezhe. Miq, nje shperthim i nje pike te karburantit ne Lezhe ka plagosur mbreme 6 qytetare, nder te cilet dy ne gjendje te rende. Duke ju uruar nga zemra sherim te shpejte dhe te plote te plagosurve, denoncoj gjithashtu gjendjen jashte kontrolli qe ekziston ne segment te narkoshtetit te Edvin Mafise.

Ne nje mesazh qytetari dixhital denoncon se shkak te aksidentit gjendjen mjerane te rrjetit elektrik ne ate zone dhe nderprerjen e energjise nga OSHE aty.

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb Shpërthimi tek Ekooil pranë kryqëzimit të Shenkollit ka ndodhur në momentin kur ka patur masë e energjisë elektrike e cila ka munguar. Ajo është një ndër zonat më të amortizuara dhe të persekutuara përsa i përket stabilitetit te energjisë elektrike . Sapo të ketë pak erë ose shi vendasit përgatiten me qirinj edhe sot që energjia elektrike paguhet rregullisht . 6 vjet asgjë Punëtori i karburantit ka shkuar të aktivoje gjeneratorin pasi janë fikur dritat dhe është krijuar shkëndija e cila ka qënë motivi i shperthimit!