fbpx

Shpërthimi i pallatit 12-katësh në Durrës, 1 ushtarak i plagosur, si raportohet gjendja e tij

durres.png

Specialisti i repartit të xhenios që u lëndua në Durrës nga shpërthimi i telekomanduar pasditen e sotme ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Raportohet se pasi mjekët i qepën plagën në nofull, ushtaraku po merr serum dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve. Ushtarakun e kapi një cifël betoni, e cila u shkëput nga pallati që u shpërthye me eksploziv.

Specialisti i xhenios u lëndua në momentin që u hodh në erë me 130 kg eksploziv pallati 12-katësh në qytetin bregdetar, pasi ishte shpallur i pabanueshëm si pasojë e tërmetit të vitit të kaluar.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303