fbpx

Shpërthimi me tritol në mes të Tiranës, reagon Ministri Lleshaj: Ngjarje ai ajo….

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i shoqëruar dhe nga kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, kanë qenë sot në Elbasan. Por Lleshaj nuk i ka shpëtuar pyetjes së gazetarëve lidhur me mundësinë e dorëheqjes së tij nga posti në qeveri.

“Asnjë deklaratë e kundërt nuk ka qenë, as në Shkodër as në Vlorë, në ç’kuptim do të qendroj apo do të largohem, unë nuk dorëhiqem, pasi kam një mision për të kryer, unë di vetëm të eci përpara”, u shpreh Lleshaj përpara gazetarëve.

Gazetarja, insiston më tej me pyetjen: Dmth nuk e njihni indietron?

Lleshaj: Jo

Ndërkohë që për t’i ardhur në ndihmë ministrit Lleshaj mendoi dhe Taulant Balla, i cili ndërpreu hovin e gazetarëve, duke thënë se ministri e ka kryer më së miri detyrën që i është besuar nga ana e socialistëve.

”Dua të them dhe unë dy fjalë për këtë çështje, hedh dikush një gurë në lumë dhe gjithë të mençurit e tjerë duhet ta ndjekin. Ministri Lleshaj prej ditës së parë në detyrë ka bërë një punë të mirë, si shpërblim i besimit që partia socialiste i ka dhënë”, u shpreh Balla gjatë fjalës së tij.

Kujtojmë se emri i Ballës u përfol si zëvendësues i mundshëm i Lleshajt në krye të Ministrisë së Brendshme.

Duke folur për atentatin e ndodhur mbrëmë në Tiranë, Balla tha se shpërthime të tilla ndodhin në kryeqytetet e të gjithë botës.