fbpx

Shpërthimi me tritol pranë banesës së koordinatorit të Shijakut, vjen reagimi i PD

pd.jpg

Partia Demokratike ka reaguar pak më parë lidhur me shpërthimin që tronditi mbrëmjen e djeshme Shijakun, fare pranë banesës së kordinatorit të PD.

PD e ka konsideruar këtë si një akt kriminal dhe ka kërkuar që të bëhet zbardhja e menjëhershme e ngjarjes pa pasur vonesa, duke theksuar se gnjarje të tilla janë thirrje ulëritëse që organet e drejtësisë të vihen në veprim.

Reagimi i Plotë

Reagim i Partisë Demokratike të Shqipërisë

Partia Demokratike ka ndjekur me shqetësim informacionin për sulmin me lëndë plasëse në banesën e drejtuesit të Partisë Demokratike në qytetin e Shijakut.

Duke i shprehur të gjithë solidaritetin familjes Vora, ne e konsideruar këtë akt kriminal të papranueshëm, të rëndë dhe kërkojmë zbardhjen pa vonesa të kësaj ngjarje dhe vënien menjëherë përpara përgjegjësisë të autorëve.

Ngjarje të rënda si kjo dhe aktet kriminale të kohëve të fundit, janë thirrje ulëritëse për organet ligjzbatuese për të vepruar me shpejtësi, profesionalizën dhe paanësi për mbrojtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe jetës e pronës së qytetarëve.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303